Pica më e madhe në botë! 1,299 m² dhe 68,000 copë
Pizza Hut dhe YouTuberi amerikan Eric Decker, i njohur më mirë si Airrack, kanë bashkuar forcat për të krijuar picën më të madhe në botë, dhe rezultati është një pjatë që mbulon një sipërfaqe prej 1299 metrash katrorë.
Zinxhirit amerikan të restoranteve dhe krijuesit të përmbajtjes së videove iu desh të gjente një hapësirë mjaft të madhe për t’i ndihmuar ata të thyenin Rekordin Botëror Guinness për picën më të madhe, dhe Qendra e Konventës në Los Angeles bëri pikërisht këtë.
Kështu, më 18 janar, ata zbuluan një picë që shtrihej në 1299.71 metra katrorë dhe një përfaqësues i Librit të Rekordeve Guinness konfirmoi se ishte pica më e madhe e bërë ndonjëherë.

