Arrestohet një 33-vjeçar nga Shkupi për shkak të dyshimit se ka vrarë babain
Nëpunës policor nga SPB Shkup dje në orën 21 në territorin e Karposhit kanë privuar nga liria personin me inicialet M.I (33) nga Shkupi, për shkak të lajmërimit se në shtëpinë e tij në zonën e Gazi Babës është gjetur i vdekur babai i tij XH.I (62), njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
“Me datë 19.01.2023 në orën 21 në zonën e Karposhit, nëpunës policor nga SPB Shkup kanë privuar nga liria M.I (33) nga Shkupi, duke vepruar sipas lajmërimit rreth orës 12:50, ku në shtëpinë familjare në zonën e Gazi Babës është gjetur i vdekur babai i tij XH.I. (62).
Mjeku i Ndihmës së shpejtë ka konstatuar vdekjen dhe lëndime nga armë zjarri”, informon MPB-ja.
Sipas kontrollit të kryer nga SPB Shkup, pranë viktimës janë gjetur gëzhoja dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet parashtresë përkatëse.

