Uashingtoni u bëri thirrje amerikanëve të pranojnë refugjatë

SHBA-ja publikoi program të ri për pranim të refugjatëve me të cilin u bën thirrje amerikanëve ta sponzorizojnë për ta rritur numrin e pranimeve në vend.

Qytetarët amerikanë për herë të parë do të mund drejtpërdrejtë ta sponzorizojnë pranimin e refugjatëve në SHBA, krahas shoqatave dhe organizatave joqeveritare.

“Welcome Corps është inovacioni më i madh në pranimin e refugjatëve në katër dekadat e fundit”, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken.

Në vitin e parë qëllimi është të tërhiqen rreth 10.000 amerikanë të cilët do të pranonin rreth 5.000 refugjatë, tha ai.

Secili amerikan, apo një grup prej pesë qytetarëve, i cili dëshiron të pranojë refugjatë do të duhet të kalojë nëpër një kontroll të hollësishëm të sigurisë dhe të sigurojë dëshmi për aftësinë e vet financiare.

Nuk janë cekur stimulimet financiare për këto sponzorizime, të cilat do të duhet të dëshmojnë se kanë 2.275 dollarë për refugjat për blerje të veshmbathjes dhe nevojave të tjera në tre muajt e parë të qëndrimit në vend.

Presidenti amerikan, Xo Bajden e kufizoi në 125.000 numrin e refugjatëve që SHBA-ja mund t’i pranojë në një vit fiskal (që përfundon më 30 shtator), që shënoi ndryshim nga kufizimet e vendosura nga ish-presidenti Donalld Tramp.