Arrestohet gostivarasja 36 vjeçare, kapet duke vjedhur

Gostivar, 19 janar – Me datë 18.01.2023 në ora 14:50, nëpunës policorë nga NJPB Gostivar në një supermarket në rr. “Ilindenska” në Gostivar, kanë privuar nga liria personin S.Sh.(36) nga Gostivari. Ajo u kap duke kryer veprën penale të “vjedhjes së rëndë”.

Personi S.Sh. privohet nga liria, mbahet në stacionin policor për procedim të mëtejshëm dhe pas dokumentimit të rastit ndaj saj do të bëhet kallëzimi përkatës.