Ukraina ngre alarmin: Rusia po planifikon të krijojë një ushtri prej 2 milionë njerëzve
Inteligjenca ukrainase ka pretenduar se Rusia është duke planifikuar të krijojë një ushtri të përbërë prej 2 milionë njerëzve.
Pothuajse 300 mijë ushtarë ishin rekrutuar në Ukrainë gjatë mobilizimit të pjesshëm në shtator.
Inteligjenca ukrainase e Mbrojtjes ka paralajmëruar se Rusia mund të lansojë një valë të re të mobilizimit në ditët në vijim.
“Përgatitjet për shpalljen e valës së rë të mobilizimit tashmë kanë filluar në Rusi”, thuhet në deklaratë.
“Sipas vlerësimeve të inteligjencës ushtarake të Ukrainës, shkalla e masave mobilizuese të kryera nga vendi agresor parasheh se planet e lidershipit rus janë që të krijohet një ushtri e përbërë prej 2 milionë njerëzve”, thuhet tutje të deklaratë.

