Tirana e nis 2023 me një përmbysje të madhe në transfertën e Laçit, Bylisi dhe Kukësi e mbyllin me kartonë të kuq

Tirana e ka nisur 2023 me një përmbysje të madhe ndaj Lacit në transfertë. Një fushë e vështirë ajo e kurbinasve, që kaluan në avantazh që në minutën e 2 me anë të Shkurtaj. Ky i fundit shpërdoroi edhe dy shanse të arta për ta dyfishuar rezultatin. Kur pritej fundi i pjesës së parë, Bruno Lulaj arriti të barazonte rezultatin. Me nisjen e pjesës së dytë ishin sërish bardheblutë që e ndëshkuan Lacin, këtë herë me anë të Hasanit që ishte i papërmbajtshëm.

Nga ana tjetër, Bylisi dhe Kukësin ndan nga një pikë. Një ndeshje që nuk kishte shumë mundësi të pastra shënimi dhe barazimi dukej rezultati më i drejtë. Në fund kishte edhe dy kartonë të kuq. Në minutën e 81 ishte Qoshku që u ndëshkua me të kuq pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Gjelbrim Taipit, ndërsa në fund ishte Barbosa që e la Kukësin me 10 lojtarë.