Vrasje masive e qenve endacak në Strugë, dyshohet një 62 vjeçar nga Livadhia

Strugë, 11 janar – Një ngjarje e rëndë ka tronditur Strugën. Ka dyshime se një 62 vjeçar me armë zjarri ka vrarë 7 qenë endacak në qytet. Policia njofton se i dyshuari është nga fshati Livadhi e tek i cili është gjetur pushkë dhe i është konfiskuar, informon Zhurnal.

“Ai dyshohet se dje në periudhën prej 06:45 deri 07:15 në rrugën “Vlado Maleski” në Strugë, me armë zjarri ka vrarë shtatë qenë. Prej tij është marë pushka me kalibër 16mm. Pas dokumentimit të rastit do të ngritet kallëzim penal”, informojnë nga SPB Ohër.

Ende nuk dihet arsyeja pse ky person ka ardhur nga fshati për të vrarë qentë.

Por vrasja ka vazhdaur edhe sot, kur siç njoftojnë nga Anima Mundi, për 24 orë janë vrarë gjithsej mbi 20 qenë.

Sot në Strugë ka vazhduar vrasja e qenëve endacak, informojnë nga Shoqata për mbrojtje të kafshëve, Anima Mundi. Prej atje sqarojn ëse dy persona këtë mëngjes kanë gjuajtur mbi qentë dhe janë vrarë mbi 20 qenë endacak. Ata kanë dërguar letër publike deri te Oliver Spasovski, ministër i punëve të brendshme, ku thërrasin që menjëherë të ndalohen këto persona të armatosur, ndërsa institucionet të kryejnë punën në mënyrë profesionale./Zhurnal.mk