Rezervat devizore 3,86 miliardë euro
Rezervat devizore në fund të dhjetorit 2022 arritën në 3.862,9 milionë euro dhe në krahasim me muajin paraprak janë rritur për 38,6 milionë euro, kumtoi Banka Popullore.
Pjesa më e madhe e rezervave devizore është investuar në letra me vlerë (66.4%), pas së cilës vijojnë valutat dhe depozitat (23.8%) dhe ari monetar (9.7%).

