404 shoferë të gjobitur për ngasje të shpejtë gjatë ditës së diel
Shkup, 9 janar – Janë gjobitur 404 shoferë gjatë aksionit të intensifikuar të kontrollit të djeshëm në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionim të automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar.
Prej tyre, informoi sot MPB-ja, 31 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe tri vetura kanë lëvizur me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë më shumë se e lejuara. Në të njëjtën kohë, 219 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 185 jashtë vendbanimit.
Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

