Hetohet vdekja e një personi në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë.

Sipas policisë njësitë relevante policore dhe një ekipë mjekësore kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori me urdhër të  cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet në raportin e policisë.