Në Virxhinia një nxënës gjashtëvjeçar qëllon me armë mësuesen

Një nxënës gjashtëvjeçar dje ka shtënë me pistoletë dhe e ka plagosur mësuesen e tij, kumtuan autoritetet lokale të Nju-Port Njuz.

Në incident nuk është plagosur asnjë nxënës, ndërsa mësuesja është plagosur rëndë.

Shefi i policisë së qytetit Nju-Port Njuz, Stiv Dru deklaroi se është e panjohur se si fëmija ka arritur të ketë pistoletë.

Sipas ligjeve të shtetit amerikan të Virxhinias, një fëmijë gjashtëvjeçar është shumë i vogël për t’u dënuar me paraburgim për të mitur nëse dënohet.

Në SHBA prej vitit 2010 deri në vitin 2021 ka pasur më shumë se 800 të shtëna në shkollat fillore dhe të mes, me ç’rast janë regjistruar 1.149 viktima.