Po krijohet rend i ri ekonomik në botë

Dalëngadalë, por sigurt por formohet rend i ri ekonomik në botë, në të cilin dollari nuk do të jetë mjet dominues për pagesa, shkruan “Fajneshënëll tajms”.

Gatishmëria e Kinës që të transferohet në blerjen e naftës nga vendet e Gjirit Persik në juanë qon drejt formimit të rendit të ri ekonomik në botë, sipas “Fajneshënëll tajms”.

Para 77 viteve, presidenti amerikan Frenklin Delano Ruzvelt dhe mbreti saudit Abdul Aziz Ibën Saud u dakorduan për aleancë gjeopolitike, sipas së cilës, garancitë amerikane të sigurisë për sauditët në Lindjen e Afërt ishin në një lloj shkëmbimi për marrëveshje për shitje ekskluzive të naftës saudite në dollarë amerikanë.

Megjithatë, kohërat ndryshuan dhe viti 2023 mund të mbahet mend si vit kur kjo marrëveshje e madhe filloi të ndryshojë, sepse u formua rend i ri energjetik botëror mes Kinës dhe Lindjes së Afërt.

Derisa Kina tashmë një kohë blinte sasi të mëdha të naftës dhe gazit natyror të lëngshëm nga Irani, Venezuela, Rusia dhe disa pjesë të Afrikës në valutë të saj në vend se në dollarë, takimi i presidentit Si Xhinping me liderët e Arabisë Saudite dhe Këshillin e Bashkëpunimit në Gjirin Persik në dhjetor e shënoi “lindjen e petrojuanit”, siç vlerësoi Zoltan Pozar, ekspert i “Kredit Svis Banka”, shkruan “Fajneshënëll Tajms”.

Lideri kinez në takim tha se Pekini është i gatshëm që ta nxisë tregtinë me naftë dhe gaz me këto vende në juanë.

Sipas Pozar, Kina dëshiron t’i rishikojë rregullat e tregut global energjetik” si pjesë e strategjisë për uljen e tregtisë me dollarë, që është mbështetur nga partnerët kinezë në BRIKS dhe një numër i madh i vendeve të tjera kur rezervat devizore në dollarë janë shndërrim në armë politike të SHBA-së me ngrirjen e mjeteve ruse për shkak të situatës në Ukrainë.

Në tekst theksohet se bashkëpunimi mes Kinës dhe shteteve arabe mund të përfshijë hulumtim të përbashkët dhe shitje të naftës dhe gazit në Detin Jugor të Kinës, si dhe investime në rafineri, industrinë kimike dhe reparte për prodhimtari të produkteve plastike.