Uashingtoni dhe Seuli po përgatisin përgjigje në rast të përdorimit të armëve bërthamore nga Koreja e Veriut

SHBA-ja dhe Koreja e Jugut po përgatisin “përgjigje të koordinuar dhe konkrete për një numër të madh skenarësh, duke përfshirë edhe përdorimin e armëve bërthamore nga ana e Koresë së Veriut”, deklaroi sot zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.

Ai, megjithatë, theksoi se përgatitjet nuk do të përfshijnë “stërvitje të përbashkëta bërthamore”, sepse Koreja e Jugut nuk ka armë bërthamore. Megjithatë, SHBA-ja siguron “aftësi të përforcuar për kthimin në bazë të gjithë spektrit të arsenalit amerikan mbrojtës”, shtoi zëdhënësi.

Paraprakisht, presidenti i Koresë së Jugut, Jun Suk Jol deklaroi se “ombrella bërthamore” amerikane dhe “përgjigjja e zgjeruar” më nuk janë të nevojshme që t’i qetësojnë koreanojugorët.