Kurti kërkon forcimin e pranisë së NATO-s në Kosovë
Më shumë prani të NATO-s në Kosovë, është kërkesa që ka drejtuar kryeministri Albin Kurti, në një intervistë për gazetën gjermane, Die Welte. Sipas Kurtit, prezenca e shtuar do të përmirësonte sigurinë në vend.
“Një rritje substanciale e ushtarëve të NATO-s dhe pajisjeve ushtarake në shtetin tonë do të përmirësonte sigurinë dhe paqen në Kosovë dhe në mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ushtarët gjermanë janë sigurisht të mirëpritur në Kosovë”.
Sipas Kurtit, kjo nevojë ka lindur pas deklaratave mesazheve që ka përcjellë Serbia dhe Rusia.
“16 barrikada në katër komunitete veriore të Kosovës dhe burra të veshur me maska mbi fytyrë që valvisin flamuj me mbishkrimin ‘Lutju Zotit dhe mbaju fort pas Rusisë’ e bëjnë të qartë nevojën për trupa shtesë të NATO-s, sikurse edhe grumbullimi i trupave dhe artilerisë serbe përgjatë kufirit me Kosovën dhe deklaratat e vazhdueshme ogurzezë nga shtetet serbe dhe ruse”.
Forcat kosovare të sigurisë dhe ushtarët e KFOR-it ishin sulmuar disa herë me armë zjarri. Pas thirrjeve të BE-së dhe SHBA-ve për de-përshkallëzim, presidenti serb Aleksandër Vuçiç shtyu të enjten zhvendosjen e barrikadave rrugore dhe situata u qetësua.

