Foshnja e parë në vitin 2023 është djalë

Shkup, 1 janar – Foshnja e parë në vitin 2023 ka lindur në Klinikën universitare për gjinekologji dhe obstetrikë në Shkup në ora 00:01.

Foshnja është e gjinisë mashkullore, peshon 3720 gramë dhe është i gjatë 51 centimetra, informojnë nga Institucioni shëndetësor publik Klinika universitare për gjinekologji dhe obstetrikë Shkup.

Nëna e foshnjës është 22 vjeçarja Stojanka Panajotova nga fshati Sokolarci i Koçanit dhe është fëmija i saj i parë.

Nga ISHP KGJO të porsalindurit i dëshirojnë shëndet dhe fëmijëri të lumtur.