Retrospektivë e punës së Kuvendit përgjatë vitit 2022!

Shkup, 29 dhjetor – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut është organ përfaqësues i qytetarëve dhe bartës i pushtetit ligjvënës në Republikë. Kuvendi është njëdhomësh dhe përbehet nga 120 deri 140 deputetë të cilët zgjidhen në zgjedhje të përgjithshme, të drejtpërdrejta dhe të lira me votim të fshehtë. Kuvendi për ushtrimin e punëve nga kompetenca e tij miraton edhe vendime, deklarata, rezoluta, rekomandime dhe konkluzione. Kuvendi është pushteti legjislativ aty ku propozohen ligjet që duhet të jenë në shërbim të qytetarëve, por përgjatë këtij viti janë sjellë projektligje të ndryshme, ndryshime në ligjet ekzistuese, miratim i buxhetit për vitin e ardhshëm, dhe gjithçka që ndërlidhet me këtë organ, shkruan Zhurnal.

Retrospektivë e aktivitetit të Kuvendit përgjatë vitit 2022-

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut filloi me punë këtë vit me 5 janar ku edhe u propozuara projekt ligji i parë i dorëzuar nga Ministria e Financave, posaçërisht Komisioni për Financim dhe Buxhet. Pesë ditë më vonë u dërguan edhe analizat, raportet, informacionet dhe materialet e tjera në Komisionin për Arsim, Shkencë dhe Sport.

Ndërkaq, seanca e 11 janarit të këtij viti ishte e rëndësisë së veçantë sepse në këtë seancë u zgjodh edhe kryeministri i ri vendit, pasuesi i ish kryeministrit Zoran Zaev i cili dha dorëheqje përshkak të humbjes që pësoi në zgjedhjet e fundit lokale nga partia maqedonase opozitare, VMRO-DPMNE. Pra, në këtë seancë parlamentare mandatari Dimitar Kovaçevski me shumicë votash të deputetëve siguroi shumicën parlamentare të nevojshme mbi 61 deputet dhe u zgjodh në krye Qeverisë.

Më 3 shkurt të këtij viti në Kuvend u mbajt seancë për zgjedhjet, emërimin dhe shkarkimin e funksioneve publike. Po në të njëjtin muaj u bë edhe Propozim-ligj për përgjegjësi civile për ofendim dhe shpifje deri te Komisioni për Çështje Evropiane. Në mars, ka pasur Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë, me procedurë të shkurtuar. Në prill kishte propozim ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor, Si dhe plotësim të ligjit për marrëdhënie të punës.

Në maj kishte mocioni për një rezolutë kundër rehabilitimit dhe glorifikimit të fashizmit, nazizmit dhe formave të tyre moderne, të propozuar nga Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive.

Në po të njëjtin muaj kishte, Projektligji për ratifikimin e amendamentit të Aneksit 4 të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA 2006), që përcakton Protokollin në lidhje me përcaktimin e termit “produkte me origjinë” dhe metodat e bashkëpunimit administrativ të përmendura në nenin 14 paragrafi 1. dhe 3 në përputhje me Vendimin e Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore nr. 1/2021 të miratuar më 21 qershor 2021 për shfuqizimin dhe zëvendësimin e Vendimit Nr. të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore.

Në qershor, propozim-vendim për ndryshimin e Vendimit për miratimin e vazhdimit të afatit të ekzistimit të gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të rrezikut të lartë dhe vëllimit të shtuar të hyrjes dhe transitit të emigrantëve përmes territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për shkak të mbrojtjes së shëndetit publik nga migrimi i paligjshëm në kushte të ekzistimit të pandemisë të shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për virusin SARS-CoV-2 dhe parandalimit të përhapjes së saj me të cilat rrezikohet siguria, shëndeti dhe prona e popullsisë.

Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbimet mediatike audio dhe audiovizuele si dhe Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shujtë të subvencionuar studentore.

Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës se Maqedonisë se Veriut dhe Bashkimit Evropian për aktivitetet operative te zbatuara nga Agjencia Evropiane e Kufirit dhe Rojës Bregdetare ne Republikën e Maqedonisë se Veriut. Propozim-vendim për dhënien e pëlqimit Planit Financiar të Agjencisë së Aviacionit Civil për vitin 2023. Strategjia e reviduar fiskale e Republikës së Maqedonisë së Veriut për periudhën 2023-2025 (me gjasa deri në vitin 2027).

Iniciativë qytetare për shpalljen e referendumit për miratimin e Ligjit për shfuqizimin e Ligjit për transformimin e Elektroekonomisë së Maqedonisë, Shoqërisë aksionare për prodhimin, përçimin dhe distribuimin e energjisë elektrike në pronësi shtetërore (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë “numër 19/2004), përmes propozuesit të autorizuar Gjorgji Manaskov.

Duke shtuar përgjatë gjithë vitit edhe shumë projektligje të tjera, ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare, nisma qytetare, deklarata, rezoluta, vendime dhe rekomandime. Analizat, raportet, informacionet dhe materialet e tjera. Zgjedhjet, emërimin dhe shkarkimin e funksioneve publike dhe të tjera, raporte të shumta. Dhe, gjithë këto është e pamundur të përmblidhen në një material të vetëm. /Zhurnal.mk