Për shkak të stuhisë, linjat ajrore amerikane sot anuluan pothuajse 2.900 fluturime

Stuhia vdekjeprurëse e dëborës në një pjesë të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përveçse shkaktoi viktima në njerëz, ndaloi furnizimin me energji elektrike dhe ujë, si dhe prishi planet e udhëtimit për pushime të mijëra amerikanëve.

Linjat ajrore amerikane anuluan sot pothuajse 2.900 fluturime, rreth 2.500 prej të cilave janë vetëm në Southwest Airlines, përveç atyre 2.900 të anuluara dje. Pra, numri total i fluturimeve të anuluara në 48 orët e fundit ka arritur në rreth 5.400.

Për shkak të stuhisë, situata u përkeqësua pak para fundjavës së Krishtlindjeve dhe anulimet e fluturimeve filluan gjatë fundjavës dhe vazhduan deri në ditët e sotme. Southwest është vënë në goditje pas kritikave nga pasagjerët e bllokuar.

Nga Hjuston, Teksas, Tampa, Florida, në Klivlend, Ohajo dhe Denver, Kolorado, udhëtarët po ndajnë foto dhe video të zonave të ngarkuara të bagazheve dhe radhëve të gjata në sportelet e rezervimeve.

Disa udhëtarë ndajnë histori se nuk mund të shohin të dashurit gjatë Krishtlindjeve, festës më të rëndësishme familjare në SHBA.

Transportuesit ajror në Shtetet e Bashkuara po përballen gjithashtu me kërkesë të shtuar këtë vit pas pandemisë Kovid-19, dhe pas miliarda humbjeve në vitet 2020 dhe 2021. Shumë kompani po luftojnë me një fuqi të vogël punëtore për të përmbushur kërkesat e amerikanëve për të udhëtuar.

Pilotët e kompanisë Delta kanë hyrë në grevë këtë verë, duke kërkuar rritje të pagave dhe duke vënë në pah problemet me mungesën e punonjësve.

Stuhia e dimrit e ka komplikuar edhe më shumë situatën tashmë, gjatë festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.