Buxheti për mjedisin jetësor për vitin 2023 është 978 milionë denarë

Shkup, 27 dhjetor – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini në konferencën e sotme për media në Qeveri informoi se buxheti për mjedisin jetësor për vitin 2023 është 978 milionë denarë, duke theksuar se me të, MMJPH do të investojë në të ardhme më të mirë për qytetarët përmes ndërtimit të stacioneve të reje filtruese, ujërave të pastra për pirje, zgjidhjen e problemit me mbeturina dhe menaxhim të qëndrueshëm me vlerat natyrore dhe biodiversitetin me çka do të mundësojmë mbrojtje, por edhe zhvillim socio-ekonomik të shtetit dhe bashkësive lokale.

“Në lidhje me projektimin e Buxhetit themelor për vitin 2023, dua të theksoj se krahas ngritjes së shpenzimeve themelore për funksionimin e Ministrisë, kemi siguruar mjete për menaxhim me mbeturinat historike në çka me dekada nuk është investuar asnjë denar. Ne vazhdojmë të investojmë në këtë sferë, edhe krahas mjeteve donatore si kontribut vendor siguruam 32 milionë denarë mjete buxhetore të dedikuara për realizimin e projektit Përmirësim i tokës së kontaminuar me izomere të HCH – lindan në rrethin e OHIS-it”, theksoi Nuredini.

Për mirëmbajtjen e sistemit shtetëror monitorues janë paraparë mjete në vlerë prej 18,4 milionë denarë, por ato janë mjete nga buxheti themelor, ndërsa pjesa më e madhe e mjeteve në këtë sferë janë të siguruara përmes dy projekteve IPA, prej të cilit një për zbatim të direktivave për ajër për çka janë siguruar 1,5 milionë euro dhe i dyti për furnizim të pajisjes për stacionet monitoruese të cilat do të zbatohen në vitin 2023.

Ministri shtoi se me qëllim që të veprohet si parandalim dhe të pengohet ndotja e mundshme e ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore nga deponia në afërsi të Jugokromit, në buxhet janë paraparë nëntë milionë e 150 mijë denarë për funksionimin e stacionit të filtrimit në fshatin Jegunoc, ndërsa për rrethimin dhe mbulimin e deponisë me arsen dhe antimon në fshatin Llojan të Likovës janë siguruar 14 milionë denarë.

“Për Menaxhimin dhe Mbrojtjen e Ujërave janë paraparë 203 milionë denarë, ndërsa për projektet e Ministrisë që do të ndihmojmë komunave në ngritjen e sistemeve për trajtimin e ujërave të zeza 252 milionë e 120 mijë denarë. Nga buxheti për investime kapitale, për Programin për ujëra të cilin e sjell Qeveria e RMV-së janë siguruar 40 milionë denarë, ndërsa 20 milionë e 840 mijë denarë janë ndarë për programin e lëndëve djegëse fosile. Si Ministri nga buxheti për vitin 2023 vazhdojmë të ndajmë mjete për rehabilitimin e sistemit kolektor për Ohër dhe Strugë për të parandaluar derdhjen e mëtutjeshme të fekaleve në ujërat e liqenit të Ohrit, për çka janë planifikuar 40,4 milionë denarë, ndërsa për blerjen e pjesëve rezervë 7,1 milionë denarë dhe mirëmbajtje të hidrosistemit në liqenin e Dojranit”, shpjegoi Nuredini.

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, theksoi se janë ndarë katër milionë për Studimin e valorizimit të vlerave natyrore për PN Mavrovë dhe Përgatitje të planit për menaxhim me PN Mavrovë, ndërsa tre milionë denarë për shpalljen e Jabllanicës rajon të mbrojtur.

Ai shtoi se 56 milionë denarë nga buxheti për vitin e ardhshëm janë të dedikuara për përgatitje të Planit të ri hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa për mirëmbajtje të sistemit shtetëror monitorues janë paraparë mjete në vlerë prej 18,4 milionë denarë.

Ministri potencoi se të gjithë jemi të vetëdijshëm se mjetet nga buxheti themelor janë të kufizuara, duke theksuar se kanë punuar me shumë përkushtim në gjetjen e burimeve plotësuese për financim dhe se realizimi i projekteve më të mëdha kapitale infrastrukturore, që kërkojnë edhe mjete të mëdha financiare që nuk mund t’i sigurojnë nga buxheti qendror, i kanë siguruar përmes mjeteve donatore dhe përmes linjave kreditore.

Ministri shtoi se është siguruar hua prej 55 milionë euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për vendosjen e një sistemi rajonal për menaxhim me mbeturina, ndërsa shuma e madhe, mbi 110 milionë euro janë siguruar nga fondet evropiane, gjegjësisht nga programi IPA 2.

Ai theksoi se është siguruar donacion në vlerë prej gjashtë milionë euro përmes SECO nga Ambasada Zvicerane, si dhe donacion nga Qeveria e Zvicrës për projekt për ujëra nëntokësor në vlerë prej 11 milionë franga zvicerane.

“Mjedisi jetësor kërkon bashkëpunim ndërsektorial, ndërsa Ministria e Mjedisit Jetësor dhe unë si ministër duhet të qëndrojmë me vendosmëri në pozicionet që mjedisi duhet të jetë prioritet në të gjitha politikat ndërsektoriale dhe të jetë pjesë e planeve financiare të të gjitha institucioneve sepse pa mjedis të shëndoshë jetësor nuk ka as komb të shëndoshë”, përfundoi Nuredini.