Stuhia e borës SHBA, humbin jetën 55 persona nga i ftohti ekstrem

Në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara priten reshje të reja bore, me një trashësi prej 22 centimetra, që është një shenjë se stuhia dimërorë që ka shkaktuar kaos në tërë Amerikën Veriore nuk ka përfunduar ende.

Stuhia e borës ka shkaktuar të paktën 55 raste të vdekjeve në SHBA, ku katër persona të tjerë vdiqën në Kanada pasi një autobus u rrokullis në rrugët e akullta në British Columbia.

Në SHBA, 28 vdekje kanë ndodhur në shtetin e Nju Jorkut, shumica në Erie County, ku kryeqyteti Buffalo u godit më rëndë. Pothuajse dy milionë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike në SHBA.