NBA: Fitojnë Golden State e Boston

Kanë zbritur në fushë thuajse të gjitha ekipet ikonë të NBA-së, në ndeshje që kanë dhuruar emocione e spektakël në parket. Ekipi kampion i Golden State fitoi 123-109 ndaj Memphis. Kampionët e Warriors u rikthyen te fitorja falë 32 pikëve të Jordan Poole, më i miri në fushë.

Fiton edhe Boston, skuadra më e mirë e NBA-së, që mundi 139-118 Milwaukee, sfidë e dominuar nga Celtics. 27 pikët e Antetokounmpo mbetën për statistikë, ndërsa për vendasit u dallua Tatum me 41 pikë. Humbja e katërt radhazi për Lakers, që u mundën 124-115 nga Dallas jashtë fushe.

LeBron James realizoi 38 pikë, por që s’mjaftuan, ndërsa për teksanët Doncic realizoi 32 pikë e Wood 30, duke bërë diferencën në parket. Pas kohës shtesë fiton Denver, që mundi 128-125 Phoenix. Jokic realizoi një “triple double”, me 41 pikë, 15 rebound e 15 asist, duke qenë lider në parket.

NBA – Rezultatet e sotme

New York – Philadelphia, 112-119

Dallas – Lakers, 124-115

Boston – Milwaukee, 139-118

Golden State – Memphis, 123-109

Denver – Phoenix, 128-125