Sanksionohen 383 shoferë për ngasje të shpejtë
Shkup, 26 dhjetor – MPB informon se gjatë ditës së djeshme, në aksionin kontrollues të zbatuar në territorin e shtetit për sanksionimin e automjeteve të cilat lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ishin sanksionuar 383 shoferë.
“Prej tyre 22 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se sa lejohet, ndërsa tre automjete kanë lëvizur me madje mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Gjatë kësaj 198 automjete e kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 185 jashtë vendbanimit”, bëjnë të ditur nga MPB.
Kontrollet në komunikacion vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim.
“Ju bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat në komunikacion dhe bashkë të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, bëjnë thirrje nga MPB-ja.

