Evakuohet një aeroplan në Nju-Jork për shkak të tymit në kabinën e pilotëve

Personeli për raste urgjente mbrëmë ka evakuuar një aeroplan të kompanisë ajrore “XhetBlu” në Aeroportin Ndërkombëtar Xhon F. Kenedi në Nju-Jork për shkak të tymit që ka dalë nga një laptop.

Ekuipazhi i aeroplanit  ka raportuar tym nga një laptop në kabinën e pilotëve  pas uljes në aeroport.

Në aeroplan, i cili ka fluturuar në relacionin Barbados-Nju-Jork, ka pasur  167 njerëz, të cilët u evakuuan. Sipas zyrtarëve, pesë persona kanë pësuar lëndime të lehta.