Angellovska-Bezhoska: Tregu devizor është i qëndrueshëm, politika monetare do të varet nga inflacioni

Shkup, 25 dhjetor – Rruga e mëtutjeshme dhe reagimi i politikës monetare te ne do të varen nga dy faktorë kryesorë – inflacioni dhe tregu devizor”, thekson guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska dhe shton se “derisa te inflacioni ende ekzistojnë rreziqe, tregu devizor është  stabilizuar dhe i favorshëm”.

Ajo në një intervistë për “Blumberg Adria” thekson se nuk duhet të ketë dilemë se bankat qendrore do t’i ndërmarrin të gjitha masat që kanë në dispozicion për të arritur stabilitetin afatmesëm të çmimeve.

Guvernatorja në intervistë, u përqendrua në reagimet e bankave qendrore ndaj krizës aktuale dhe tha se reagimet e tyre varen nga faktorët strukturorë ekonomikë, nga strategjia monetare dhe nga natyra e inflacionit.

Si shembull i merr FED-in dhe BQE-në, të cilat edhe pse filluan me shtrëngimin e politikës monetare, kishte dallime të caktuara. Gjegjësisht, FED-i ka filluar më herët dhe reagon te norma e interesit dhe likuiditet, ndërsa BQE-ja reagon më vonë me normën e interesit, ndërsa ende nuk ka filluar uljen e likuiditetit. Një nga faktorët është se cikli ekonomik është i ndryshëm në të dy ekonomitë, gjegjësisht në SHBA ekonomia u rimëkëmb shumë më shpejt dhe ka presione ndaj kërkesës, ndërsa në BE rimëkëmbja u zhvillua më ngadalë.

Angellovska-Bezhoska theksoi se tregu devizor është jo vetëm që është stabil, por edhe i favorshëm, ndërsa  banka qendrore diku deri në fund të nëntorit  blen deviza në tregun valutor me çfarë në masë të madhe e kompensoi humbjen e rezervave devizore që nga fillimi i vitit kur kriza u përshkallëzua. Gjithashtu,  thotë,  mbështetje domethënëse për stabilitetin e kursit dhe potencialin devizor është marrëveshja e re me FMN-në, e cila është 530 milionë euro. Guvernatorja e theksoi edhe pozicionin e BQE-së si faktor që ndikon në politikën tonë monetare, duke pasur parasysh lidhjen e denarit me euron.

Lidhur me rritjen e ndryshme të inflacionit në vende të ndryshme, guvernatorja i theksoi faktorët strukturorë, por edhe llojet e masave të marra nga politikëbërësit.