Sezoni dimëror i dobët, shumë pak turistë të huaj në Strugë

Strugë, 25 Dhjetor – Ky sezon dimëror në Strugë do të jetë shumë i dobët për hotelierët dhe sektorin e turizmit. Hotelierët thonë se mezi po mbulojnë faturat e rrymës elektrike, ndërsa rezervimet nëpër hotele janë të pakta, e turistë të huaj nuk ka pothuajse fare. Ata kërkojnë ndihmë nga qeveria, të ketë të paktën lirim të energjisë elektrike. 
 
“E dime se kriza ekziston, kriza energjetike është dhe është problemi kyç, sezoni i dimrit gjithmonë ka qenë i vështirë por këtë vit edhe pak më shumë, për arsye se mungojnë edhe turistët edhe punëtorët. Sigurisht pres ndihmë nga qeveria edhe pse nuk ende asgjë. Panele fotovoltaike i montuam, sigurisht do ndihmojnë një pjes por besoj se do jetë problem deri në muajin mars. Për krizën energjetike ashtu siç u morën masa për disa fabrika që prodhojnë produkte bazë mund të sillet vendimi i njëjt edhe për hotelierët të cilët janë harxhues të mëdhenj”, u shpreh hotelieri Erhan Papraniku.
 
Shumë hotele në Strugë dhe Ohër tashmë kan vën çelës në derë, sepse nuk përballojnë harxhimet dhe rrogat e punëtorëve. Nga shoqata e hotelierëve thonë se kanë bërë kërkesë për ndihmë, por ende nuk kan marrë përgjigje pozitive. 
 
“Përgjigja çdoherë është se po shqyrtohet, se do të marrim një përgjigje, por deri më tani skemi marrë ndonjë përgjigje, por shpresojmë që për shumë shpejt do të bëhet për këtë, sepse ky sektor veçmë 3 vite është në krizë dhe jo shumë prej hoteleve deri në fund të vitit do të japin numra pozitivë”, theksoi kryetari i HOTAM, Kërste Blazheski.
 
Për festat e vitit të ri do të ketë organizime në disa objekte hotelierike, por numri i rezervimeve është i vogël. Shum fluturime çarter te turistëve të huaj janë anuluar plotësisht. Megjithatë këtë fundjavë pritet të vijnë një numër i madh mërgimtarëve tanë e ti japin gjallëri qytetit.