Stuhia dimërore lë miliona amerikanë pa energji elektrike
Mbi 20 persona kanë humbur jetën kryesisht në aksidente automobilistike, mijëra fluturime janë anuluar këtë Krishtlindje
Bilanci i të vdekurëve nga i ftohti ekstrem që ka përfshirë pothuaj të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur në 22.
Gati 1.8 milionë amerikanë kanë mbetur pa energji elektrike. Humbjet e jetëve i atribohen aksidenteve në rrugë për shkak të ngricave si dhe rrëzimit të pemëve si pasojë e erërave të fuqishme.
Një gjendje e jashtëzakonshme në Nju Jork do të vijojë edhe përgjatë fillimit të javës. Në Buffalo, erërat e forta deri në 70 km/h paralizuan çdo gjë. Aeroporti ndërkombëtar anuloi të gjitha fluturimet për shkak të stuhisë së fuqishme.
Rreth 500 shoferë e gjetën veten të bllokuar në automjetet e tyre në kontenë Erie, ndërsa ekipet e urgjencës janë vendosur në dispozicion për të shpëtuar njerëzit. Policia në Kolorado Springs, Kolorado, raportoi dy vdekje të lidhura me të ftohtin ku një burrë që u gjet i vdekur pranë një transformatori energjie.
Tre persona humbën jetën në aksident ndersa tetë persona humbën jetën si pasojë e aksidenteve automobilistike të lidhura me motin, duke përfshirë katër në një aksident në Ohio.

