Lëndohet Davis, jashtë për një kohë të pacaktuar

Ylli i LA Lakers, Anthony Davies ka pësuar një lëndim.
Davies pritet të jetë mungesë e madhe për Lakers.

Se ylli i ekipit është lënduar, ka njoftuar vetë Los Angeles Lakers.

Ai ka dëmtuar këmbën e djathtë dhe do jetë jashtë për një kohë të papërcaktuar.

Më poshtë e gjeni njoftimin e LA Lakers:

“Pas konsultimeve të shumta me mjekë të ekipit të Lakers dhe specialistë të jashtëm, është konstatuar se Anthony Davis ka një dëmtim në këmbën e djathtë. Davis do të jetë jashtë për një kohë të pacaktuar. Përditësime të mëtejshme do të sigurohen kur është e nevojshme”.