Neto paga në tetor 33.104 denarë
Shkup, 22 dhjetor – Neto paga e paguar mesatare mujore për një të punësuar në tetor të këtij viti është 33.104 denarë dhe në krahasim me tetorin e vitit të kaluar është rritur për 13.6 për qind, njoftoi sot Enti shtetëror i statistikave.
Rritja e këtillë vjen para se gjithash si pasojë e rritjes së neto pagës të paguar mesatare mujore për një të punlsuar në sektorët: Art, argëtim dhe rekreacion (19.6 për qind), Objekte akomodimi dhe aktivitete të shërbimit ushqimor (19.3 për qind) dhe Industria përpunuese (17.6 për qind).
Siç theksojnë nga ESHS, rritja e neto pagës së paguar mesatare mujore për një të punësuar, krahasuar me muajin e kaluar, është vërejtur në sektorët: Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar (6.7 për qind), Veprimtari të tjera shërbimi (3,9 për qind) dhe Veprimtari lidhur pronën e paluajtshme (3.2 për qind).
Bruto paga e paguar mesatare mujore për punonjës në tetor të këtij viti është 49.585 denarë

