Serbët në veri të Kosovës në protestë
Ashtu siç kishin paralajmëruar, serbët lokalë në veri të Kosovës u grumbulluan në protestë kundër qeverisë Kurti. Qytetarë të shumtë jo vetëm të zonës por edhe të ardhur nga Beogradi dhe qytete të tjera serbe, u mblodhën në Rudare.
Ata mbërritën në vendin e protestës ndërsa rrugët ishin të bllokuara. Shumë qytetarë por edhe ekipet e mediave përdorën rrugë alternative për të shkuar në sheshin e protestës. Deri tani nuk raportohen incidente ndërsa janë mbajtur disa fjalime, kryesisht nga përfaqësues të listës serbe.
Veriu i Kosovës mbetet i barrikaduar prej rreth 2 javësh ndërsa janë të bllokuara rrugët që të çojnë drejt pikave kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut.

