Janevski: Në vitin 2022 mbi 2,8 milionë akomodime dhe 430 milionë dollarë derdhje të devizave nga turizmi

Shkup, 22 dhjetor – Me tashmë 2,6 milionë akomodime të realizuara në 10 muajt e parë të këtij viti, sektori turistik e arriti qëllimin e parashtruar për vitin 2022, ndërsa deri në fund të vitit pritet të ketë mbi 2,8 akomodime, informoi drejtori i Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit (APMT), Ljupço Janevski.

“Në tre tremujorët e parë të vitit 2022 derdhja e devizave nga qarkullimi turistik është 376,48 milionë dollarë, që është për 25 për qind më shumë se periudha e njejtë në vitin 2019. Pritet që qarkullimi i këtillë turistik për vitin 2022 të paraqesë 430 milionë dollarë”, tha Janevski në konferencën e sotme për shtyp.

Me atë, siç theksoi ai, vendi ynë është në 10 destinacionet e para sipas derdhjes së devizave nga turizmi, në pajtim me të dhënat nga Organizata botërore turistike (UNVTO). Janevski theksoi se numri i turistëve vendorë është në rritje të vazhdueshme dhe në vitin 2022 paraqet 45 për qind. Numri më i madh i turistëve të huaj, madje 32 për qind, ndërkaq, vjen nga grupet targetore të APMT-së, përkatësisht nga Serbia, Shqipëria, Kosova, Turqia, Kroacia dhe Polonia.

Siç theksoi ai, një prej qëllimeve të sektorit turistik të vendit për vitin 2023 është numri i akomodimeve nga tregjet e rëndësishme strategjike të jetë më i madh se sa në vitin para pandemisë, 2019.

Potenciali turistik i vendit, me theks në turizmin aktiv dhe lokacione të cilat janë mjaft atraktive për të tërhequr sa më shumë turistë, në vitin e ardhshëm 2023, shtoi ai, do të promovohen përmes videove dhe broshurave të reja, të cilat Agjencia për turizëm i realizoi si koncept i cili ka ndikim në promovimin e turizmit.

Si problem për prezantim më të madh dhe më të mirë turistik të vendit e ceki uljen e vazhdueshme të buxhetit të APMT-së. Për shkak të mjeteve të kufizuara, potencoi Janevski, APMT vitin e ardhshëm do ta promovojë vendin vetëm në panairet në Madrid, Stamboll dhe Berlin, ndërsa nuk do të marrë pjesë në tetë panaire të tjera mes të cilave edhe panairin në Beograd edhe pse në vitet e fundit numri i turistëve serbë brenda vitit rritet për rreth 30 për qind.

Është koha e fundit, siç tha ai, në vend të formohet inspeksion turistik dhe polici turistike sipas shembullit të destinacioneve të zhvilluara turistike