Ajri fort i pashëndetshëm sonte në Prishtinë, IKSHPK del me rekomandime

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se ndotja e ajrit sonte në Prishtinë është e lartë. IKSHPK-ja ka theksuar se sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), ajri në Prishtinë sonte është jashtëzakonisht i ndotur.

Duke analizuar situatën aktuale Instituti Kombëtar rekomandon:

Të redukohen daljet në qytet dhe ne vendet me ajër të ndotur sidomos në mëngjes dhe mbrëmje për personat që kanë sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator, fëmijët dhe shtatzënat;

Qëndroni në shtëpi dhe mos i hapni dritaret për aerosjen e dhomave.

Personat e ndjeshëm nga sëmundjet respiratore që pashmangshëm duhet të dalin në aktivitetet e tyre jashtë shtëpisë të përdorin maska mbrojtëse ose të mbulojnë gojën e hundën me shall.

Të redukohet pirjen e duhanit jashtë ku ka qarkullim të njerëzve, e domosdoshmërisht ndalimi i duhanpirjes brenda hapsirave të banimit, punës, shkollave dhe spitaleve.

Grupet e popullatës së rrezikuar me sëmundje kronike pulmonare, zemrës, pacientët astmatik dhe të prirur për alergji, të moshuarit, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna rekomandohet që të kalojnë më shumë kohë në mjedise me nivele të ulëta të ndotësve, të tilla si malet dhe vendpushime të shëndetshme.