Gjashtë adoleshente akuzohen për vrasjen e një burri në Toronto
Gjashtë adoleshente të moshës prej 13 deri 16 vjet janë akuzuar për vrasjen e një burri 59-vjeçar i cili jetonte në një strehimore për persona të pastrehë, njoftoi sot policia në Toronto.
Adoleshentet vrasjen e kanë bërë me thika, informon Bi-Bi-Si. Vajzat ishin arrestuar menjëherë pas vrasjes. Adoleshentet janë shoqëruar përmes rrjeteve sociale, ndërsa tri prej tyre tashmë janë të njohura për policinë.
Kryetari i Torontos, Xhon Tori deklaroi se është “thellë i shqetësuar” nga vdekja, veçanërisht nga mosha e vajzave të cilat e kanë kryer krimin.

