Kishin vjedhur 8 persona në sportelin e spitalit të Durrësit, policia arreston dy autorët
Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona për vjedhje të pasurive.
Në pranga kanë rënë një 64 dhe një 65 vjeçar banues në Elbasan dhe Kuçovë.
Në bashkëpunim me njëri tjetrin, këta shtetas shpërqëndronin dhe vidhnin persona portofolë dhe celularë nga persona të ndryshëm në sportelin e Spitalit të Durrësit.
Nga veprimet hetimore të dy shtetasit rezultojnë autorë të 8 vjedhjeve të ndryshme.
Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Sporteli”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pasurisë.
Vodhën gjatë këtij viti, në sportelin e Spitalit Rajonal Durrës, portofolat dhe celularët e 8 shtetasve, identifikohen, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga, 2 autorët e dyshuar.
Të arrestuarit, të dënuar më parë për të njëjten veprimtari kriminale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pasurisë, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar vjedhjen e portofolave dhe sendeve të tyre personale, në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Sporteli”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
– N. L., 65 vjeç, banues në Kuçovë dhe N. I., 64 vjeç, banues në Elbasan, të dy të dënuar më parë për vjedhje.
Nga veprimet hetimore për këtë rast, ka rezultuar se këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të 8 vjedhjeve të portofolave me shuma parash, dhe të celularëve të shtetasve të ndryshëm të cilët prisnin për të marrë shërbimet, në sportelin e Spitalit Rajonal Durrës, vjedhje këto të ndodhura gjatë këtij viti.
Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

