Gjatë bastisjes në Manastir janë gjetur afërsisht 15.000 mjete piroteknike
Nëpunësit e policisë së SPB Manastir, pas marrjes së urdhërit nga Gjykata Themelore e Manastirit, sot kanë kryer bastisje në shtëpinë e F.F. nga Manastiri, me ç’rast kanë gjetur 1.488 copë të llojeve të ndryshme të mjeteve piroteknike.
Siç bën të ditur MPB-ja, mjetet piroteknike janë konfiskuar, ndërsa me F,F. është kryer biseda e parë zyrtare në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet kallëzimi përkatës.

