Armata izraelite pohon se ka hasur një dron nga Libani

Armata izraelite sot ka komunikuar se ka hasur edhe një tjetër dron nga Libani, që ka kaluar në hapësirën ajrore të saj.

“Droni me siguri i përket organizatës terroriste Hezbollah”, kumtoi armata, sipas të cilit droni me siguri e ka poseduar milicinë shiite të lidhur ngushtë me armikun kryesor të Izraelit, Iranin.

Forcat izraelite kanë rrëzuar tre drone nga Libani mbi Detin Mesdhe në fillim të korrikut. Dronët e Hezbollahut thuhet se kanë qenë të orientuara drejt platformave izraelite të gazit.

Vendet fqinje zyrtarisht janë ende në luftë. Tensionet midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut libanez janë shpesh të mëdha përgjatë kufirit.