Prilep/ Djali vret babain

Prilep, 20 dhjetor – Policia e Prilepit ka arrestuar 26 vjeçarin nga fshati Sellcë e Prilepit, me iniciale A.M, e i cili dyshohet se pas një fjalosje me babain e tij në shtëpinë familjare, me një mjet të mprehtë ka lënduar rëndë babain e i cili më vonë ka ndëruar jetë. I dyshuari është arrestuar në rrugën “Dimo Narednikot”, informon Zhurnal.

Siç njoftojnë nga SPB Manastir, 26 vjeçari mbrëmë rreth orës 20 në shtëpinë e tij është fjalosur me babain e tij 52 vjeçar M.M dhe më pas e ka lënduar. Babai nga lëndimet e rënda ka ndëruar jetë.

Policia ka kryer inspektim dhe është urdhëruar që trupi të dorëzohet për autopsi. Djali është arrestuar dy orë më vonë. Për të është kërkuar paraburgim prej 30 ditëve./Zhurnal.mk