201 shoferë të gjobitur për ngasje të shpejtë

Shkup, 20 dhjetor – Në kuadër të kontrollit të përforcuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve që drejtojnë automjete me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, policia ka shqiptuar 201 sanksione.

Siç informon MPB-ja, 14 prej tyre janë për shoferë që drejtonin automjetet me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa një për shofer që drejtonte automjetin me shpejtësi madje mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Në të njëjtën kohë, 112 drejtues automjetesh e kanë tejkaluar shpejtësinë nëpër vende të banimit, ndërsa 89 jashtë vendeve të banimit.

Nga MPB paralajmërojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.