Protestat e dhunshme pas largimit të presidentit, qeveria e re në Peru shpall gjendjen e jashtëzakonshme 30-ditore

Protestat e dhunshme pas largimit të presidentit, qeveria e re në Peru shpall gjendjen e jashtëzakonshme 30-ditore.

Masa e shpallur të mërkurën pezullon të drejtën për t’u mbledhur dhe lëvizur lirshëm në të gjithë vendin dhe vjen pak para festave të Krishtlindjeve kur njerëzit zakonisht udhëtojnë më shumë për të vizituar familjen.

Deklarata gjithashtu fuqizon policinë të kontrollojë shtëpitë e njerëzve pa leje apo urdhër gjyqësor. Otarola tha se mund të vendoset edhe një shtetrrethimi gjatë natës.

“Me këtë masë, ne kërkojmë të garantojmë rendin, vazhdimësinë e aktiviteteve ekonomike dhe mbrojtjen e miliona familjeve”, shkroi në Twitter ministri i Mbrojtjes i Perusë, Luis Otárola, pasi vendimi u mor në një mbledhje të kabinetit.

Ai shtoi se qeveria nuk kishte vendosur ende nëse do të vendosej një shtetrrethim në vend apo jo.