Gjobiten 286 shoferë të shpejtë
Shkup, 16 dhjetor – Gjatë aksionit të intensifikuar të kontrollit të djeshëm në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, janë gjobitur 286 shoferë.
Prej tyre, shtatë automjete lëviznin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe tre automjete me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Njëkohësisht, informuan nga MPB-ja, 148 automjete e kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar, ndërsa 138 jashtë vendit të banuar.
Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

