Arrestohet 43 vjeçari nga Brvenica, duhet të vuajë dënim me burg
Shkup, 16 dhjetor – MPB njofton se dje në ora 16:45 në fshatin Llojan, në rrugën drejt Miratocit, zyrtarët policorë kanë arrestuar 43 vjeçarin I.V nga fshati Brvenicë e Tetovës, informon Zhurnal.
Ai është i dënuar me gjashtë vite e gjysmë burg për vepra të kryera penale “grabitje” si dhe për posedim të armëve dhe drogës. Ai ka qenë i kërkuar me fletarrest qendror ndërsa pas arrestimit është dërguar në burgun e Idrizovës për të vuajtur dënimin kur i kanë mbetur edhe 5 vite e 5 muaj./Zhurnal.mk

