Bideni e mbështetë anëtarësimin e Unionit Afrikan në G20
Presidenti amerikan, Xho Bajden publikoi se do ta mbështesë anëtarësimin e plotfuqishëm të Unionit Afrikan në grupin e ekonomive më të mëdha G20, si pjesë e angazhimeve që Uashingtoni t’i përforcojë lidhjet me kontinentin.
Duke folur në Samitin SHBA – Afrika, Bajden tha se dëshiron ta thellojë bashkëpunimin në të gjitha sferat.
“Afrika duhet të jetë në çdo tryezë në të cilën bisedohet për sfidat globale dhe në çdo institucion ku bëhen biseda të tilla”, tha Bajden.
Afrika e Jugut është anëtarja e vetme e G-20 nga Afrika. Unioni Afrikan përbëhet prej 55 vendeve.
Liderët e 49 vendeve afrikane u tubuan në Uashington këtë javë në një samit treditor që filloi sot, i fokusuar në ndryshimet klimaterike, sigurinë e ushqimit dhe tregtinë.
Takimi dhe deklaratat e Bajdenit kanë për qëllim ta pozicionojnë SHBA-në si partnere e vendeve afrikane ku Kina e zgjeron ndikimin e vet duke financuar projekte infrastrukturore.
Në Samit Bajdeni paralajmëroi ndihmë dhe investime prej miliarda dollarëve amerikanë në Afrikë.

