Shkaktoi zjarr në shtëpinë familjare, akuza ndaj një qytetari nga Makedonski Brod

Policia dje pasdite e ka privuar nga liria D.V.(66) nga një fshat në Makedonski Brod pasi pas një debati të mëparshëm me gruan e tij 63-vjeçare ka shkaktuar zjarri në shtëpinë familjare, e cila u dogj plotësisht.

Siç kumtoi MPB-ja, zjarri është shuar nga ekipi i njësisë territoriale të zjarrfikësve Makedonski Brod, ndërsa D.V. është ndaluar stacionin policor.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, kundër tij do të bëhet kallëzim nga neni 288 i Kodit Penal.