Spanjë: Abort mbi16 vjeç pa pëlqimin e prindërve dhe pushimin mjekësor të paguar për gratë me cikël menstrual të dhimbshëm

Parlamenti spanjoll sot miratoi ligjin pionier për shëndetin seksual dhe riprodhues  me të cilin vajzave të moshës  prej 16 dhe 17 vjeçare u lejohet të abortojnë pa pëlqimin e prindërve. Gjithashtu, me Ligjin parashikohet edhe  pushim mjekësor të paguar për gratë që vuajnë nga cikli menstrual i dhimbshëm.

“Këto përmirësime sigurojnë lirinë mbi trupin personal dhe e konfirmojnë statusin e qytetarëve të plotfuqishëm  për gjysmën e popullsisë sonë”, tha ministrja e Barazisë Gjinore Iren Montero para votimit, i cili kaloi me 190 vota “pro”, 154 “kundër” dhe pesë abstenime.

Ligji, për të cilin kundërshtuan  aktivistët konservatorë dhe Kisha Katolike, u prezantua nga koalicioni i majtë në pushtet në maj.

Sipas ligjit, hiqet periudha treditore e “të menduarit” për gratë që kërkojnë të abortojnë,  dhe hiqet detyrimi për vajzat prej 16 dhe 17 vjeç për të marrë pëlqimin prindëror për këtë procedurë.

Ligji përfshin edhe pushimin mjekësor të paguar për gratë nga java e 39-të e shtatzënisë, shpërndarje falas të produkteve menstruale në institucione publike si shkolla, burgje dhe spitale, ndërsa mëmësia surrogate, e cila është e paligjshme në Spanjë, përkufizohet si një formë e dhunës ndaj grave.

Ligji tani shkon në Dhomën e Lartë të Parlamentit për miratim përfundimtar.