Arrestohet një person nga Shkupi, ka tentuar të kryejë grabitje në një market
Policët nga SPB Shkup mbrëmë e kanë privuar nga liria B.K. (33) nga Shkupi, pas denoncimit rreth orës 21:00 për tentim grabitje në një market në rr. “Dragisha Mishoviq” në Shkup.
Siç informoi MPB-ja, menjëherë pas marrjes denoncimit janë ndërmarrë masa dhe aktivitete për gjetjen e autorit, më pas i njëjti është gjetur dhe privuar nga liria.
Gjatë marrjes së aktiviteteve, një punonjës policor qëlloi dy herë në ajër. Nga një e punësuar në market është identifikuar autor, me ç’rast e dëmtuara treguar se B.K. është autori.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të bëhet kallëzim penal përkatës në prokurorinë kompetente.

