Sanksionet e reja financiare të SHBA kundër Rusisë, ndër të sanksionuarit edhe oligarku Potanjin
SHBA-ja sot vendosi sanksione financiare ndaj Vladimir Potanjinit, një nga njerëzit më të pasur në Rusi, si dhe ndaj bankës komerciale ruse “Rosbank” dhe “Interros”, kompani investuese e kontrolluar nga oligarku Potaninjin.
SHBA-ja sot vendosi sanksione ndaj më shumë se 40 individëve si pjesë e sanksioneve të reja kundër sektorit të shërbimeve financiare të Rusisë.
“Departamenti i Shtetit po vendos sanksione kundër Vladimir Potanjinit, një prej oligarkëve më të pasur rusë dhe një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit Vladimir Putinit, si dhe tre anëtarëve të familjes së tij të ngushtë dhe kompanisë së tij Interros”, deklaroi sekretari i shtetit Antoni Blinkeni.
Në të njëjtën kohë, në listën e pronave të bllokuara të Potanjinit është edhe jahti luksoz “Nirvana”.
Në faqen e internetit të Ministrisë amerikane të Financave theksohet se “Rosbank”-u u ble nga “Interros”-i në fillim të këtij viti.
Potanjini (61) është aksioneri më i madh i “Nornikël”, ndërsa “Interos”-i posedon 36 për qind të “Nornikël”.

