Samiti i SHBA me liderët afrikanë – temat kryesore siguria, tregtia, hapësira

Në samitin me liderët afrikanë që po mbahet këto ditë në Uashington, SHBA-ja paralajmëroi se Kina dhe Rusia po e destabilizojnë Afrikën me rritjen e  ndikimin e tyre, kërkuan lidhje më të forta tregtare me vendet e këtij kontinentit dhe ftuan disa për të marrë pjesë në pushtimin e Hënës dhe Planetit Mars.

Në samitin treditor, tubim i parë i tillë pas shtatë viteve, marrin pjesë nga 49 liderë afrikanë, të cilëve SHBA-j u ka premtuar miliarda ndihmë për vendet e tyre, para së gjithash për zhvillim ekonomik dhe luftën kundër korrupsionit, dhe Kovid-19, ndërsa në përpjekje të presidentit Xho Bajdenit që ta përdorë diplomacinë personale për kthimin e ndikimit të Uashingtonit në këtë kontinent.

Ministri i Mbrojtjes Lojd Ostin, mbrëmë  u shfaq në një panel me disa liderë afrikanë, duke thënë se kundërshtarët e SHBA-së po përdorin metoda të ndyra. Sipas tij, Kina po e zgjeron praninë e saj në Afrikë “në baza ditore”, përmes rritjes së ndikimit ekonomik.

“Jemi të shqetësuar se ata nuk janë gjithmonë transparentë në atë që e bëjnë dhe kjo krijon probleme, të cilat përfundimisht do të kontribuojnë në destabilizimin, nëse tashmë edhe nuk kanë kontribuar”, tha Ostini.

Shefi i Pentagonit tha se Rusia “vazhdon të imponojë armë të lira” dhe vendos “mëditës në të gjithë kontinentin”, duke theksuar se edhe “kjo e destabilizon situatën”.

Administrata e Bajdenit planifikon të ndajë për Afrikën 55 miliardë dollarë gjatë tre viteve, duke përfshirë edhe për financimin  e mjekëve afrikanë në kontekstin e luftës kundër Kovid-19.

Në samit mori pjesë edhe Agjencia Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA). Dy vende, Ruanda dhe Nigeria, janë bërë vendet e para afrikane që nënshkruan Traktatin Artemis, një projekt hapësinor i udhëhequr nga SHBA-ja për bashkëpunim ndërkombëtar për fluturime dhe stacionim të  bazave në Hënë dhe Mars.

Në tubim sot  është planifikuar të flasë presidenti Bajden, me një deklaratë se SHBA-ja mbështet pranimin zyrtar të Unionit Afrikan në G-20.