Biden: SHBA ka detyrim moral për të rregulluar më mirë armët e zjarrit
Presidenti amerikan Xho Bajden sot deklaroi se SHBA-ja ka “obligim moral” që të rregullojë më mirë posedimin e armëve të zjarrit në mesin e popullatës civile. “Unë jam i vendosur të ndaloj armët sulmuese dhe karrikatorët me kapacitet të lartë,” tha Bajden në përvjetorin e sulmit të përgjakur në shkollën në Nutaun, në shtetin federal Konektikat.
Partia Republikane aktualisht është kundër masave të tilla.
Ne duhet të eliminojmë ato armë, qëllimi i vetëm i të cilave është të vrasin një numër të madh njerëzish. Ne mund ta bëjmë atë, jo vetëm për hir të jetëve të pafajshme të humbura, por edhe për hir të të mbijetuarve që mbajnë shpresën”, theksohet në kumtesën në të cilën u përcollën pikëpamjet e Bajdenit.
“Ne duhet të ndihemi fajtorë që na u desh shumë kohë për ta zgjidhur atë problem. Ne kemi një detyrim moral të votojmë dhe të zbatojmë ligje që mund të parandalojnë që këto gjëra të ndodhin përsëri”, tha Bajden, dhjetë vjet pas masakrës në shkollën fillore në Nutaun.
Bajden kujtoi se falë tij, u miratua një ligj për të parandaluar njerëzit potencialisht të rrezikshëm nga marrja e armëve, si dhe dekretet e nënshkruara me të cilat rregullohen armët e prodhuara në shtëpi me ndihmën e “printerëve 3-D”.
Në këtë ditë të vitit 2012, një person i armatosur sulmoi shkollën fillore Sendi Huk në Nutaun, duke vrarë 26 njerëz, përfshirë 20 fëmijë të moshës gjashtë dhe shtatë.
Ngjarja tronditi Amerikën dhe e përloti Presidentin e atëhershëm Barak Obama, por nuk rezultoi në ndonjë masë vërtet të detyrueshme.
Bajden dëshiron të ndalojë pushkët sulmuese, si ajo e përdorur nga sulmuesi Sendi Huk.
Por republikanët dhe lobi i fuqishëm i armëve (NRA) kundërshtojnë rivendosjen e ndalimit që ishte në fuqi nga viti 1994 në 2004, për të cilin ata thonë se është jokushtetues.

