Prapaskenat me Giroud/ Lazio dhe Juventus e refuzuan, morën Muriqin dhe Moratan
Ndërmjetësi Vincenzo Morabito, i cili punoi për kalimin e Olivier Giroud nga Chelsea te Milani në verën e vitit 2021, komentoi transferimin e francezit te kuqezinjtë te Il Giornale: “Bravo Maldini dhe Massara që e besuan dhe e dëshiruan atë me çdo kusht verën e kaluar.
Negociatat po prisheshin, kur Marina (ish-krahu i djathtë i Roman Abramovich) aktivizoi papritur opsionin e rinovimit dhe kërkoi dëmshpërblim për ta liruar. Por u zgjidh shpejt sepse Giroud donte Milanin… Tani do t’iu tregoj nje prapaskene qe ta din…
Dikush duhet të hajë duart… Simone Inzaghi e donte me çdo kusht në janar 2021, por drejtuesit e tij me ne krye Igli Tare nuk e dëgjuan dhe më pas shkuan te shpenzonin 20 milionë euro për Vedat Muriqin 6 muaj më vonë (buzëqeshje); ndërsa te Juventusi, drejtori Paratici preferoi Moratan me mire…”.
“Milani priti momentin, bisedoi me Olin dhe bënë një marrëveshje. Vetem mendojeni pak, qendërsulmuesi më i mirë në Kupën e Botës fiton më pak se Origi (qesh) Pas kaq shumë vitesh Oli hodhi poshtë mallkimin e fanellës me numrin 9. E mbajti fjalën. Sapo mberriti tha ma jepni mua se seshte problem.
Tani do të ishte mirë ta shihje të fitonte një Botëror tjetër dhe me pas do te mund te merrte hakmarrjen ndaj te gjitheve dhe atyre qe kishin shkruajtur. Raporti me Ibrahimovic? Ai dhe Zlatan janë fansat më të mëdhenj të njëri-tjetrit.
Ata inkurajojnë dhe stimulojnë njëri-tjetrin. Mezi pres t’i shoh të luajnë së bashku. Uroj qe Zlatan te kthehet sa me shpejt. Kur ke ata te dy ne fushe, cdo krosim mund te jete fatal per ekipet kundershtare dhe sidomos duhet nje mbulim fizik i tmerrshem sepse po flasim per dy trupa te mirestervitur dhe kalitur”.

