Në mbarë vendin për ngasje të shpejtë dënohen 143 shoferë
Shkup, 14 dhjetor – Në kuadër të aksionit të djeshëm kontrollues në terrirotin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët drejtojnë automjetet me shpejtësi më të madhe se e lejuara, policia sanksionoi 143 shoferë.
Siç informoi sot MPB, prej tyre nëntë shoferë kanë drejtuar automjetin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se sa lejohet, ndërsa dy me madje mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Gjatë kësaj 79 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 64 jashtë vendbanimit.
Nga MPB paralajmërojnë se aksionet e përforcuara të kontrollit vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe ju bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat në komunikacion që bashkërisht të kontribuojnë për rrugë më të sigurta

