Zhduket një grua me probleme mendore në Gjakovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një grua në Gjakovë.

Sipas policisë ankuesja femër kosovare ka informuar se nëna e saj viktima femër kosovare (me probleme mendore) është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Rasti është duke u hetuar, njofton policia.