Konferencë “Gratë sipërmarrëse” dhe shpallja e fitueseve në zgjedhjen e “Gruas së vitit”
Shkup, 14 dhjetor – Më shumë se 200 gra sipërmarrëse do të kenë mundësi për shkëmbim të ndërsjellë të përvojave dhe njohurive në konferencën “Gratë sipërmarrëse” që sot për të pestën herë do të mbahet në Shkup. Njëkohësisht do tu ndahen statujat fitueseve në zgjedhjen e “Gruas së vitit 2022”.
Para të pranishmëve, prezantime të tyre do të kenë Irena Jakimova e cila do të flasë në temën “Zhvillimi personal i gruas sipërmarrëse si faktor më i fuqishëm për rritje të biznesit”, Ksenia Nikollova në temën “Të jesh hero domethënë të vazhdosh të luftosh edhe kur nuk e di nëse do të fitosh”, instruktori i fitnesit Mario Jovanovski do të flasë “Pse me të vërtetë duhet të ushtrojmë”, ndërsa Natasha Dukovska në temën “Intuita dhe ndjeshmëria janë përparësia jonë femërore, dhe që të dyja kanë lidhje me sipërmarrësinë!”. Prezantim të shkurtë para të pranishmëve të quajtur si ” Nuk arrihet lehtë suksesi, por taket dhe buzëqeshja janë bashkudhëtar i shkëlqyer në rrugë!” do të mbajë edhe psikologja dhe psikoterapiste e licensuar për sistemin familjar, Maria Konevska.
Në pjesën ceremoniale të ngjarjes do të shpallen fitueset e këtij viti në zgjedhjen e “Gruas së vitit” në gjithsej 10 kategori.

